Bekir Aydoğan
09 nëntor 2023•Përditësim: 09 nëntor 2023
Një sulm me dy mjete ajrore pa pilot (UAV) të ngarkuara me bomba është kryer në bazën e koalicionit anti-DEASH të udhëhequr nga SHBA-ja në Harir të qytetit Erbil në Irak, transmeton Anadolu.
Njësia Kundër Terrorizmit e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG) në një deklaratë në faqen e saj zyrtare në Facebook tha se dronë të ngarkuar me bomba sulmuan mbrëmë bazën e koalicionit në Harir ku nuk pati humbje jete, të plagosur apo dëme nga incidenti.
Qyteza Harir ku ndodhet baza e forcave të koalicionit, ndodhet rreth 70 kilometra në verilindje të Erbilit.