Ruslan Rehimov
02 nëntor 2022•Përditësim: 03 nëntor 2022
Forcat speciale të ushtrisë së Azerbajxhanit filluan stërvitje në kufirin me Iranin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, thuhet stërvitja zhvillohet nën drejtimin e komandantit të Forcave Speciale, Gjeneral Lejtant Hikmat Mirzayev dhe se njësitë ushtarake janë larguar nga kazermat e tyre me urdhrin e gatishmërisë dhe se janë dërguar në zonat pranë kufirit jugor të vendit.
Në stërvitjen e kryer në koordinim me njësitë artilerike dhe raketore të Forcave Ajrore, theksohet se do të kryhen një sërë misionesh.