Ekip
04 Gusht 2016•Përditësim: 04 Gusht 2016
DETROIT (AA) – Kompania e prodhimit të automjeteve Ford ka vendosur tërheqjen e 830.000 automjteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikë sepse mekanizmi i mbylljes së dyerve mund të thyhet dhe kështu të hapet dera duke qenë në lëvizje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në vendimin për tërheqjen janë të përfshirë Ford Escape SUV dhe C-Max nga periudha 2013 – 2015 dhe Focus prej vitit 2012 deri në vitin 2015.