Sayed Khodaberdi Sadat
05 Gusht 2016•Përditësim: 05 Gusht 2016
KABUL (AA) – Në rajonin Logar, në Afganistan, është rrëzuar një helikopter, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i guvernatorit të këtij rajoni, Selim Saleh, konfirmoi se bëhet fjalë për një helikopter pakistanez dhe se është rrëzuar në rajonin të cilin e kontrollojnë talebanët.