Hacer Başer
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Pretendohet se francezët u kanë dorëzuar politikanëve dhe zyrtarëve kompetentë libanezë në vend një dokument që përmban planet e reformave të gjera për t’u zbatuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burime të afërta me presidencën, "Franca pak kohë më parë u ka dorëzuar drejtuesve libanezë një dokument që përmban pika thelbësore lidhur me reformat politike dhe ekonomike. Gjithashtu Franca ka theksuar se realizimi i këtyre reformave është i detyrueshëm për të marrë përgjigje pozitive lidhur me ndihmën e premtuar në konferencën e mbështetjes për Libanin CEDRE".
Theksohet se ndihmat për të cilën Franca flet në dokument janë në lidhje me konferencën CEDRE dhe se nuk kanë lidhje me ndihmat lidhur me shpërthimin në portin e Bejrutit.
Më tej bëhet e ditur se nuk janë ndarë informacione të detajuara lidhur me dokumentin i cili përbëhet nga dy pjesë.
Libani ndodhet nën një barrë të përgjithshme borxhi mbi 92 miliardë dollarë, që përkon me rreth 170 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB).
Vendit arab i nevojitet një mbështetje të jashtme prej më shumë se 20 miliardë dollarë. Shuma prej 11 miliardë e kësaj mbështetje pritet të jepet në kuadrin e një programi të reformave ekonomike të cilat janë miratuar nga konferenca "CEDRE" të zhvilluar në Paris në vitin 2018, por për të cilën nuk është arritur ende një marrëveshje.