Riyaz Khaliq
28 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Bursa e Zelandës së Re (NZX) është nën sulme të vazhdueshme kibernetike ndërsa raportohet se sulmet vijnë nga jashtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas mbylljes katër ditore, NZX rifilloi shërbimet të premten pasi qeveria ndërhyri me ndihmën e krahut të spiunazhit të vendit, raportoi faqja lokale e lajmeve "Stuff.com".
Indeksi NZX 50 u rikthye duke fituar 40 pikë ditën e premte për t'u mbyllur me 12,093 pikë, 14 pikë më pak nga niveli i tij i të gjitha kohërave prej 12,107 gjatë shkurtit të kaluar.
Tregtia u ndërpre shkurt dy herë ndërsa sulmet kibernetike vazhduan.
NZX është kufizuar me 204 miliardë dollarë zelandez (135 miliardë dollarë).
"Autoritetet kanë thirrur Byronë e Qeverisë së Sigurisë së Komunikimeve, agjencinë e spiunazhit dhe qendrën kombëtare të sigurisë kiberentike për të ndihmuar NZX", tha ministri i Financave, Grant Robertson.
Faqja e lajmeve të teknologjisë ZDnet, me qendër në SHBA, pretendon se grupi që qëndron pas sulmit kibernetik të NZX ka sulmuar disa ofrues financiarë në të gjithë botën. Kërkesa e grupit është pagesa në Bitcoin për të ndalur sulmet e saj.