Nancy Caouette
27 Shtator 2015•Përditësim: 27 Shtator 2015
MEKSIKO (AA) - Dhjetëra mijëra demonstrues marshuan të shtunën në Mexiko Sity për të shënuar përvjetorin e rrëmbimit të 43 studentëve nga një kolegj, raporton Anadolu Agency (AA).
Familjarët e studentëve, të cilët u zhdukën në qytetin e Iguala-s, udhëhoqën marshimin në ditën të cilën protestuesit e emëruan si "Dita Kombëtare e Indinjatës".
Studentë, të moshuar dhe punënjës të shtresës së mesme u mblodhën në Zacalo, sheshin e qytetit dhe selinë e qeverisë për të kërkuar drejtësi për studentët dhe dorëheqjen e presidentit Enrique Pena Nieto.