Ekip
25 qershor 2019•Përditësim: 25 qershor 2019
Franca ka ripërsëritur thirrjen për vendosjen e dialogut mes SHBA-ve dhe Iranit, derisa liderët botëror po përgatiten për samitin e Grupit 20, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Qeverisë, Sibeth Ndiaye, tha se diplomatët francezë javët e fundit kanë pasur disa kontakte të nivelit të lartë me zyrtarët iranianë dhe amerikanë në këmbënguljen për të zbutur tensionet.
Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump, në Japoni në samitin e G20, që fillon të premten.
Deri tani, Franca nuk ka komentuar për takimet e sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, me aleatët në Gjirin Persik për të ndërtuar një koalicion global për të luftuar Iranin.