Onur Usta
26 Shtator 2016•Përditësim: 26 Shtator 2016
PARIS (AA) - Franca ka deklaruar se do të shpërndajë një kamp refugjatësh në qytetin Moselle, i cili ndodhet në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Prefektura e Moselle-s në një deklaratë me shkrim ka konfirmuar se kampi me rreth 200 refugjatë shumica e të cilëve janë me origjinë nga Ballkani do të shpërndahet së shpejti.
Në deklaratë thuhet se kampi do të mbyllet pasi është larg plotësimit të nevojave për personat që qendrojnë aty dhe se ka rrezikshmëri për sa i takon sigurisë.
Një pjesë e refugjatëve thuhet se do të dërgohen në qendrat e strehimit të përkohshëm, ndërsa një pjesë tjetër do të riatdhesohen.
Edhe një kamp tjetër në këtë qytet me kapacitet prej 160 personash ishte hequr vitin e shkuar.
Në një deklaratë ditën e sotme, Presidenti i Francës, François Hollande, deklaroi se do të shpërndajnë kampin më të madh në vend me mbi 10 mijë persona në Calais.