Yusuf Özcan
13 Prill 2021•Përditësim: 14 Prill 2021
Franca ka regjistruar 8.536 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate nga Instituti i Shëndetit Publik, në vend janë regjistruar 385 të vdekur nga virusi gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 99.163.
Ndërkaq, numri i rasteve tani ka arritur në 5.067.216.
Aktualisht, në spitalet e Francës trajtohen 31.262 pacientë të infektuar, përfshirë 5.916 në kujdes intensiv.
Ndërkohë, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga 27 dhjetori i vitit 2020 janë vaksinuar 11.030.780 persona, duke përfshirë 3.833.501 që kanë marrë edhe dozën e dytë të vaksinës.