Yusuf Özcan
16 Prill 2020•Përditësim: 17 Prill 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 17.920, raporton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 16.464 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 164.327, njoftoi drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Jerome Salomon, në një konferencë për media.
Salomon tha se 31.305 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 6.248 në njësitë e kujdesit intensiv, duke shtuar se sot për të dytën herë ka rënë numri i të infektuarve në spitale.
Ai njoftoi se në 24 orët e kaluara, 1.812 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 32.812.
Salomon njoftoi se në 24 orët e fundit jetën kanë humbur 753 persona në spitale dhe shtëpitë e kujdesit për të moshuar.
Sipas Salomon, në numrin e përgjithshëm të viktimave përfshihen edhe 6.860 të vdekur që kanë humbur jetën në shtëpitë e kujdesit.
Franca është vendi i katërt në botë me më së shumti viktima nga virusi.