Esra Taşkın
30 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Në Francë janë konstatuar 16 raste të lisë së majmunit (monkeypox), transmeton Anadolu Agency (AA).
Institucioni i Lartë Shëndetësor i Francës (HAS) njoftoi se janë konstatuar 16 raste të lisë së majmunit, 12 prej të cilave në rajonin Ile-de-France në të cilën është edhe kryeqyteti Paris.
Lija e majmunit që njihet si një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy lloje, në llojin e Kongos dhe atë të Afrikës Perëndimore.
Në llojin e virusit të Kongos ka 10 për qind rrezik të fatalitetit ndërsa në llojin e Afrikës Perëndimore ka një shkallë vdekjeje prej 1 për qind në njërën prej dy rasteve.
Virusi i cili transmetohet në përgjithësi nga kafshët tek njeriu dhe rrallë nga njeriu tek njeriu me kontakt të afërt, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fluska që shkaktojnë kruarje në trup.