Esra Taşkın
16 Prill 2022•Përditësim: 16 Prill 2022
Franca ka kthyer sërish ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas Kiev, të cilën e zhvendosi më parë në qytetin Lviv të Ukrainës me fillimin e luftës Ukrainë-Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasada u hap dje në Kiev me vendosjen e flamurit të Francës.
Ambasadori i Francës në Kiev, Etienne de Poncins i cili foli për kanalin BFMTV në ato momente tha: "Është një moment shumë emocionues. Kjo nënkupton se Franca është sërish në Kiev, se Kievi nuk u arrit te merrej nën kontroll dhe se Kievi dhe ukrainasit kanë mundur të mbrojnë veten e tyre përballë sulmeve (të Rusisë)".
De Poncins vuri në dukje se të gjitha kushtet e sigurisë janë bashkuar për rihapjen e ambasadës në Kiev, por që situata në vend ende nuk është kthyer në normalitet.
"Nën strukturën e ambasadës ndodhen vetëm disa punonjës nga personeli dhe një ekip sigurie", tha De Poncins duke shtuar se e dinin se rusët që nga 24 shkurti kishin aftësinë për të sulmuar çdo vend në Ukrainë dhe se ka pasur bombardime, përfshirë edhe qytetin Lviv.
Ai theksoi se me Ministrinë e Punëve të Jashtme çdo ditë rivlersojnë situatën e sigurisë dhe mund të merren vendime të tjera nëse situata në kryeqytet përkeqësohet. De Poncins potencoi se zhvendosja e ambasadës në Kiev mund të jetë një situatë e përkohshme.
Ambasada franceze ishte transferuar në Lviv prej më shumë se 40 ditësh, menjëherë pas fillimit të luftës.