Alaattin Doğru
20 Prill 2023•Përditësim: 20 Prill 2023
Kundërshtarët e reformës së diskutueshme të pensioneve në Francë filluan të bllokojnë stacionet e trenit në kryeqytetin Paris, transmeton Anadolu.
Në pamjet në median sociale, shumë protestues me flamujt të sindikatave në duar bastisën "Gare du Nord" në Paris.
Protestuesit e mbledhur në stacion brohoritën njëzëri me sloganin "Jemi këtu për dinjitetin e punëtorëve dhe për një botë më të mirë, edhe nëse Macron nuk e dëshiron".
Llogaria që ka ndarë pamjet, njoftoi se para se të mbërrinin këtu kanë mbajtur protestë edhe në "Gare de l'Est".
Reforma e pensioneve
Protestat masive shpërthyen më 16 mars pasi Qeveria e Francës mori vendim për të miratuar pa votim në Parlament projektligjin i cili përfshin rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç.
Në shumë pjesë të vendit ndodhin ngjarje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë e cila kryen ndërhyrje të ashpër ndaj protestuesve.
Në protestat e mbajtura në të gjithë vendin që nga 16 marsi e deri më tani janë arrestuar mbi 1.000 persona.
Këshilli Kushtetues të cilit opozita dhe qeveria iu drejtuan për të përcaktuar nëse reforma është apo jo në përputhje me kushtetutën, miratoi projektligjin që rrit moshën e pensionit në 64 vjeç dhe rrëzoi tërësisht ose pjesërisht 6 pikat.
Projektligji në fjalë u botua në "Gazetën Zyrtare" pasi u nënshkrua nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron.