Ekip
29 Prill 2017•Përditësim: 30 Prill 2017
PARIS (AA) – Kandidati për president të Francës Emmanuel Macron është nisur për të siguruar vota në zonat rurale të vendit, ku oponentja e tij nga ekstremi i djathtë Marine Le Pen ka bërë një depërtim të madh në mesin e njerëzve të cilët ndihen të lënë pas dore, me qasje të vështirë në shërbimet publike, lidhjeve të telefonisë mobile dhe lehtësirave të tjera moderne, transmeton Andolu Agency (AA).
Në një intervistë në radio të shtunën Macron ka thënë se nëse zgjidhet president, qeveria e tij direkt do të investojë në operatorët mobil që në një afat prej 18 muajsh çdo kund të instalohet rrjeti me shpejtësi të lartë optike dhe i telefonisë.
"Unë do t'u jap 18 muaj për të përfunduar këtë punë, qoftë rrjeti optik fibër, 3G apo 4G. Nëse në fund të këtyre 18 muave ata nuk e bëjnë punën e tyre, në vend të tyre këtë do ta bëjë qeveria si pjesë e një plani për investime që do të sjellë", tha Macron.
Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Francë do të mbahet më 7 maj.