Hajer M'tırı
29 Mars 2017•Përditësim: 29 Mars 2017
PARIS (AA) – Zgjedhjet presidenciale në Francë kanë marrë një zhvillim të befasishëm si rrjedhojë të deklaratës së ish kryeministrit të atij vendi Manuel Valls në të cilën së fundmi shprehu mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur Emmanuel Macron, dhe jo për bashkëpartiakun e tij socialist në garën për president, Benoit Hamon, raporton Anadolu Agency (AA).
Valls tha se më 23 prill do të votoj për Macronin.
Ish kryeministri, tha se kjo është mënyra e vetme për të bllokuar kandidaten e së djathtës ekstreme nga Fronti Nacional, Marine Le Pen, e cila në sondazhet e fundit është radhitur e dyta, në parashikimin se kush do të fitojë garën presidenciale, raundi i dytë i së cilës do të mbahet më 7 maj.