Fatma Esma Arslan
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
PARIS (AA) - Ka nisur evakuimi i pjesshëm i kampit të refugjatëve i cili ndodhet në qytetin portual Calais në Francë dhe i cili quhet ndryshe "Xhungla", raporton Anadolu Agency (AA).
Policët e forcave speciale të cilët kanë mbërritur në kamp në orët e para të mëngjesit pasi i kanë vendosur nëpër mjetet e tyre refugjatët e pjesës jugore të kampit i kanë dërguar ato në qendrat e përkohshme të strehimit.
Gjithashtu theksohet se në rajon për të parandaluar ndonjë trazirë të mundshme kanë qenë të gatshme mjetet e ndërhyrjes.