Hanife Erdinç
29 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
ÇANAKALE (AA) - Filmohet udhëtimi i rrezikshëm në Detin Egje i refugjatëve të cilët janë nisur nga Gjiri Edremit të Turqisë drejt ishullit grek Lesbos, raporton Anadolu Agency (AA).
Pavarësisht masave të marra dhe kontrolleve, ende vazhdojnë udhëtimet e rrezikshme të refugjatëve. Këta të fundit përpiqen të mbërrijnë në Europë me shpresën për të siguruar një jetë më të mirë, duke u larguar nga vendet e tyre për shkak të luftës dhe trazirave.