Burak Bir
18 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Gjatë shembjes së një ure në jug të Francës ka humbur jetën një vajzë adoleshente, bënë të ditur zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).
Fatkeqësia ndodhi kur ura Villemur që rri pezull me gjatësi prej 155 metrash u shemb në qytetin e Mirepoix-sur-Tarn, 30 kilometra në veri të qytetit Toulouse, njoftoi guvernatori i Haute-Garonne.
Katër persona të tjerë ranë në liqen por notuan deri në breg.
Ekipet e shpëtimit dolën në vendin e ngjarjes.