Dmitri Chirciu
18 Nëntor 2019•Përditësim: 19 Nëntor 2019
Rusia i dorëzoi Ukrainës anijet luftarake që i kishte konfiskuar në vitin 2018 në afërsi të Ngushticës Kerch në Detin e Zi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dorëzimi i 3 anijeve luftarake që Rusia konfiskoi në nëntor 2018 në Ngushticën Kerch, u krye në ujërat e pranuara si ujërat neutrale të Detit të Zi.
Ndërkohë që anijet luftarake "Nikopol", "Yani Kapu" dhe "Berdyansk" të Ukrainës, janë nisur drejt qytetit ukrainas Odessa.
Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Rusisë njoftohet se anijet i janë dorëzuar Ukrainës pas përfundimit të hetimit përkatës.
Zv.ministrja e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Olena Zerkal, në një deklaratë nga llogaria e saj në Facebook ka bërë të ditur se procesi në gjykatën e Arbitrazhit të Hagës do të vazhdojë. "Qëllimi ynë është të zbulojmë shkeljen e rregullave dhe marrjen e dëmshpërblimit të nevojshëm", tha Zerkal.
Anijet u konfiskuan vitin e kaluar
Anijet luftarake të Rusisë në nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të Ngushticës Kerch në Detin e Zi bashkë me personelin konfiskuan 3 anije të Forcave Detare të Ukrainës me arsyetimin e "shkeljes së ujërave territoriale".
Gjykata Ndërkombëtare e së Drejtës Detare, në muajin maj vendosi lirimin e 24 pjesëtarëve të ekuipazhit të 3 anijeve luftarake që Rusia kishte konfiskuar.
Në muajin shtator mes Rusisë dhe Ukrainës u krye shkëmbimi i robërve dhe të burgosurve përfshirë mes tyre edhe 24 marinarët ukrainas të arrestuar pas krizës së përjetuar në Ngushticën Kerch.