Yusuf Özcan
27 Maj 2020•Përditësim: 28 Maj 2020
Autoritetet franceze me një vendim të botuar në Gazetën Zyrtare pezulluan përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë, i cili u përdor në trajtimin e personave të infektuar me koronavirus, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas këtij vendimi, përdorimi i hidroksilkolinës u pezullua me sugjerimin e Këshillit të Lartë të Shëndetit Publik.
Që nga 27 marsi, autoritetet franceze, nën mbikëqyrjen e mjekëve, kanë lejuar përdorimin e ilaçit hidroksilklorinë në spitalet e të gjithë vendin.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, më 25 maj tha se testimi i hidroksilklorinës përkohësisht është pezulluar për "arsye sigurie".