Ali Murat Alhas
23 Janar 2020•Përditësim: 27 Janar 2020
Numri i viktimave nga shpërndarja e virusit të ri të frymëmarrjes në Kinë është rritur në 17, transmeton Anadolu Agency (AA).
E përditshmja lokale "South China Morning Post" njoftoi se autoritetet e shëndetësisë gjithashtu kanë konfirmuar se qindra të tjerë janë infektuar.
Të alarmuar nga përhapja e koronavirusit në të gjithë globin, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot gjatë ditës do të zhvillojë një takim urgjent në Gjenevë.
Zyrtarët kinezë të shëndetësisë kanë konfirmuar tashmë transmetimin e virusit nga njeriu në njeri.
Sipas zyrtarëve, gjithsej 541 persona janë konfirmuar si të infektuar në vend.
Virusi fatal fillimisht u paraqit në qytetin Wuhan, që është kryeqyteti i provincës qendrore të Kinës, Hubei.
Ai është shpërndarë në qytetet e mëdha duke përfshirë kryeqytetin Pekin, Shanghai, Chongqing, Guangzhou dhe Shenzhen, si dhe në qytetet e tjera më të vogla, ku janë zbuluar 166 raste të tilla.
Japonia, Tajlanda, Koreja e Jugut dhe SHBA kanë konfirmuar raste të virusit ndërsa Australia po teston një person.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Koreja e Veriut përkohësisht ka mbyllur kufirin me Kinës si masë paraprake pas përhapjes së virusit.