Hajer M'tırı
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
PARIS (AA) – Policia e Francës është duke ekzaminuar rripin me eksploziv i cili është gjetur në qytetin Montrouge, në jug të Parisit, thonë mediat lokale, raporton Anadolu Agency (AA).
Mjeti u zbulua të hënën pasdite një një kosh të plehrave në afërsi të banesave studentore.
Kanali televiziv BFM TV duke cituar burime të afërta me hetimet tha se bomba ishte e ngjajshme me ato të përdorura gjatë sulmit në Paris më 13 nëntor.
Ende nuk ka ndonjë prononcim zyrtar nga policia, edhe pse zëra të ndryshëm thonë se rripi mund të ketë qenë i Salah Abdeslam-it, të dyshuarit kryesor për sulmin.
Ai mbetet objekt i një kërkimi të gjërë nga policia evropiane.
Vëllai i Abdeslam-it, Ibrahimi, gjatë sulmeve në Paris hodhi veten në erë në restoranin "Le Comptoir Voltaire" pasi aktivizoi mjetin shpërthyes që kishte në trup.
Ndërkohë, vëllai i tretë, Mohamed Abdeslam, i tha televizionit belg RTBF se Salah kishte vendosur në moment të fundit të mos kryejë sulmin vetvrasës.