Hakan Ceyhan Aydoğan
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
MOSKË (AA) - Presidenti rus Vladimir Putin hoqi ndalesat për teknologjinë bërthamore dhe dërgesat e pajisjeve që do të përdoren në plantacionin bërthamor Fordo dhe në modernizimin e reaktorit Arak të Iranit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në dokumentin e publikuar në portalin e internetit ku publikohen dokumentet zyrtare të Rusisë thuhet se Putin para vizitës së tij në Iran ka lehtësuar ndalesat në teknologjinë bërthamore dhe të pajisjeve për këtë vend.
Sipas dokumentit nga lista e ndalesave të shitjes janë nxjerrë ato që kanë lidhje të drejtpërdrejtë me materialet, pajisjet dhe teknologjitë për prodhimin e izotopëve të qëndrueshme në plantacionin bërthamor Fordo dhe në modernizimin e reaktorit Arak.
Në korrik mes Iranit dhe vendeve 5+1 në bisedimet bërthamore u arrit një marrëveshje. Sipas marrëveshjes e cila ka hyrë në fuqi me 18 tetor kundrejt reduktimeve në programin e pasurimit të uraniumit të Iranit.
Me këtë rast u vendos që vendet perëndimore të heqin sanksionet në periudhën në vazhdim. Në kuadër të planit të veprimit të përbashkët pritet që plantacioni bërthamor Fordo të kthehet në një strukturë me qëllime për punime mjekësore dhe industriale, ndërsa reaktori Arak të organizohet në mënyrë që të bëjë të pamundur prodhimin e plutoniumit i cili përdoret tek armët.