Ekip
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
PARIS (AA) - Policia franceze ka rrënuar një kamp që ndodhej përgjatë hekurudhës në periferi të Parisit, ku ishin vendosur qindra romë. Si arsye për largimin e kampit autoritetet parisiene kanë argumentuar shqetësimet shëndetësore, raporton Anadolu Agency (AA).
Grupet e aktivistëve thonë se në lokalitetin e lartpërmendur në strehimoren e improvizuar jetonin rreth 400 persona. Shumë veta më parë ishin larguar nga kampi, sepse kanë dëgjuar se po përgatitet oparacion policorë, ndërsa të tjerët u larguan në heshtje nga kampi në mëngjesin e së mërkurës.