Mehmet Hatipoğlu
03 Shkurt 2016•Përditësim: 03 Shkurt 2016
ATHINË (AA) - Teksa ka patur reagime të forta nga të gjitha shtresat e shoqërisë për ndryshimet e planifikuara në fushën e sigurimeve shoqërore të ndërmarra në kuadër të reformave të qeverisë në Greqi, edhe punonjësit në sektorin e shtypit ditën e sotme kanë nisur një grevë 24 orëshe, raporton Anadolu Agency (AA).
Me thirrjen e bërë nga Federata e Gazetarëve të Greqisë (POESY) në kuadër të grevës në vend janë ndërprerë publikimet në kanalet televizive publike dhe private, agjencitë e lajmeve, stacionet e radiove dhe ueb-faqet lajmeve. Ndër të tjera theksohet se janë anuluar edhe konferencat për shtyp, ku vihet në dukje se për shkak të grevës ditën e nesërme nuk do të shtypen gazetat.