Ekip
08 Maj 2016•Përditësim: 09 Maj 2016
PARIS (AA) – Presidenti i Francës, Francois Hollande, kryesoi ceremoninë përkujtimore të së dielës në Paris me rastin e shënimit të 71-vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia përkujtimore filloi me vendosjen e kurorave me lule në përmendoren e ish-presidentit francez dhe udhëheqësin e qeverisë franceze gjatë Luftës së Dytë Botërore, Charles de Gauell, ku më pas u mbajt një minutë heshtje.
Pas intonimit të himnit kombëtar francez, Hollande u përshëndet dhe bisedoi me nipin e De Gauell, Yvesom. Në kuadër të ceremonisë, Hollande me anëtarët e Qeverisë u drejtua drejt sheshit Place de l'Etoile, ku vendosi një kurorë lulesh në varrin e ushtarit të panjohur.
Në ditën e sotme më 8 maj, Evropa shënon Ditën e Fitores.
Kjo është festë që shënon dorëzimin formal të Gjermanisë naziste, që rezultoi me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në vitin 1945.