Murat Ünlü
04 Nëntor 2015•Përditësim: 04 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Franca do të shpërndajë 60 milionë dollarë për viktimat e holokaustit për shkak se kompania kombëtare hekurudhore SNCF, gjatë Luftës së Dytë Botërorë ka bërë transportimin e hebrenjve në kampet naziste, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së përbashkët e bërë nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Ministria e Jashtme e Francës, dje kanë filluar kërkesat për kompensime të cilët mund ti bëjnë të mbijetuarit nga holokausti prej deportimit të Francës dhe familjet e atyre që humbën jetën nga holokausti.
Me programin i financuar nga Franca dhe i ekzekutuar nga SHBA-të, planifikohet të parandalohen paditë të paraqitur në SHBA nga viktimat e holokaustit kundër Francës.