Rahmi Gündüz
09 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
PARIS (AA) - Persona të pa identifikuar kanë hedhur 2 bomba molotov në ndërtesën ku jetojnë refugjatët afrikanë në qytetin Nantes në perëndim të Francës. Gjithashtu sulmuesit kanë shkruar nëpër muret e ndërtesës edhe shkrime me përmbajtje raciste, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se zjarri i shkaktuar nga molotovet është fikur në një kohë të shkurtër me ujë dhe batanije nga banuesit në ndërtesë. Gjithashtu theksohet se në këtë ndërtesë jetonin afërsisht 50 refugjatë nga Eritrea, Sudani dhe Somalia.
Shoqata "Le Collect" e cila operon me aktivitetet për të drejtat e refugjatëve në Francë duke dënuar sulmin "racist dhe ksenofobik" ndaj refugjatëve, ka bërë thirrje për përmirësimin e kushteve të refugjatëve dhe dhënien e lejeve të qëndrimit ndaj tyre.