Ekip
15 Shtator 2016•Përditësim: 16 Shtator 2016
ATHINË (AA) – Agjencia për kufij të Bashkimit Evropian (Frontex) njoftoi se numri i migrantëve që arrijnë në ishujt grekë gjatë muajit të kaluar është rritur, raporton Anadolu Agency (AA).
Frontex thekson në njoftimin gjatë të enjtes se janë “zbuluar” 3.430 migrantë në krahasim me 2.030 në muajin korrik. Agjencia thekson se rritja e parë e ndjeshme mujore që kur në fuqi hyri marrëveshja mes Bashkimit Evropian dhe Turqisë për migrantët, pas të cilit edhe Maqedonia forcoi kontrollin e kufijve me Greqinë.