Emin Avundukluoğlu
09 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
BERLIN (AA) - Njoftohet se në fundjavën e kaluar në Gjermani kanë hyrë 13 mijë refugjatë. Sipas deklaratës së policisë federale u theksua se refugjatët intensivisht kanë hyrë nga qyteti Passau i cili gjendet në kufirin Gjermani-Austri, raporton Anadolu Agency (AA).
U njoftua gjithashtu se nga Passau të shtunën kanë hyrë 4 mijë e 490 refugjatë, të dielën 4 mijë 44, ndërsa refugjatët të tjerë kanë kaluar nga pikat e ndryshme të kufirit të cilët kanë arritur në Gjermani. Gjithashtu u njoftua se vendet e strehimit janë mbushur me refugjatë.
Theksohet se me mijëra refugjatë janë shpërndarë në qendra të regjistrimit në vende të ndryshme të Gjermanisë me autobusë dhe trena.
Në fundjavën e mëparshme ishte theksuar se kanë hyrë 15 mijë refugjatë në Gjermani.