Turgut Alp Boyraz
09 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
JERUSALEM (AA) - Autoritetet izraelite miratuan blerjen e avionit të ri dhe ndërtimin e rezidencës së re për kryeministrin Benjamin Netanyahu në Jerusalemin Perëndimorë në vlerë prej 270 milionë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta izraelite "Haaretz" ka raportuar se në seancën e sotme të Kabinetit për siguri të qeverisë izraelite është miratuar vendimi që vitin e ardhshëm, Kryeministrit Netanjahu ti blihet një avion me vlerë 102 milionë dollarë. Avioni i njëjtë do të përdoret edhe nga presidenti izraelit, Reuven Rivlin.