Zehra Ulucak
19 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
YANGON (AA) - Si pasojë e fundosjes së një anijeje në lumin Chindwin në Myanmar, numri i të mbyturve ka shkuar në 40 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Deputeti i rajonit Sagaing, Tun Tun Win, në një deklaratë për gazetarin e AA ka thënë se anija "Aung Soe Moe KyaW" transportonte më shumë se 300 persona, shumica e të cilëve ishin mësues, nxënës dhe nëpunës. Pas fundosjes së anijes në fundjavë, thuhet se janë gjetur trupat e pajetë edhe të 5 personave të tjerë. Si rrjedhojë ka thënë ai, numri i të vdekurve është rritur në 40.
Win, ka thënë se për nxjerrjen e anijes 40 tonëshe nga lumi, janë angazhuar makineri të rënda. Operacioni për gjetjen e 80 personave të tjerë të humbur ende është duke vazhduar, ka thënë ai.