Ekip
22 Nëntor 2015•Përditësim: 22 Nëntor 2015
YANGON (AA) – Rreth 100 persona llogariten të zhdukur gjatë rrëshqitjes së tokës që ndodhi në pjesën më të pazhvilluar në veri të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e shpëtimit nxorrën disa kufoma në afërsi të minierës, ndërsa mendohet se një numër i madh i njerëzve janë groposur nën tokë. Fatkeqësia ndodhi kur një shkëmb 61 metra i gjatë shembi minierën në të cilën gjendeshin minatorët, si dhe shtëpitë në afërsi të minierës.
Ndërkohë sipas informacioneve janë groposur edhe 70 shtëpiza në të cilat flenin minatorët. Një banor lokal theksoi se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 100 persona.