Qays Abu Samra,Safiye Karabacak
29 Dhjetor 2017•Përditësim: 30 Dhjetor 2017
BETLEHEM (AA) – Ushtarët izraelitë sërish kanë ndërhyrë në protestat e organizuara në vende të ndryshme të Bregut Perëndimor kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të njohur Kudsin për "kryeqytet të Izraelit", raporton Anadolu Agency (AA).
Në Betlehem, palestinezët kishin organizuar një marsh të qetë protestues mbi të cilin ushtarët izraelit intervenuan duke përdorur gaz lotsjellës dhe plumba, ndërkohë që palestinezët e tubuar u kundërpërgjigjën duke hedhur gurë dhe koktej molotovi.
Ushtarët izraelitë kanë intervenuar edhe në protestat në Hebron, Ramallah dhe El-Bir.
Prej kur presidenti amerikan, Trump, më 6 dhjetor e njohu Kudsin si "kryeqytet të Izraelit" dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kuds, në Bregun Perëndimor dhe në Gaza nuk kanë të ndalur protestat.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor më 5 qershor 1967. Ky shtet në vitin 1980 njëanshëm e shpalli Kudsin për kryeqytet të vetin, ndërsa Kombet e Bashkuara (OKB) e shpallën këtë vendim si të pavlefshëm.