Ahmed al-Masri,Ali Semerci
29 Dhjetor 2017•Përditësim: 29 Dhjetor 2017
RIJAD (AA) – Princat saudit Mishaal bin Abdullah Al Saud dhe Faisal bin Abdullah, të cilët u arrestuan pas pretendimeve për korrupsion, janë liruar nga burgu, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë informacion e konfirmoi princesha Nouf Bint Abdullah Al Saud, duke publikuar fotografi në rrjetet sociale.
Nuk është publikuar deklaratë zyrtare e princave, por në portalin “Sebak” theksohet se janë liruar pas "marrëveshjes financiare".
Prokurori kryesor i Arabisë Saudite, Suud el-Muceb, më 5 dhjetor deklaroi se Komisioni për luftë kundër korrupsionit ka thirrur 320 persona që të japin deklaratë.
Mbreti saudit, Salman bin Abdulaziz Al Saud, në fillim të nëntorit lëshoi një dekret mbretëror dhe formoi Komisionin për luftë kundër korrupsionit.