Rabia İclal Turan
08 Tetor 2019•Përditësim: 09 Tetor 2019
Saleh Mahmoud Laila, gazetari i guximshëm i Anadolu Agency, u kujtua me fjalë miradije në katërvjetorin e vdekjes së tij.
Ai u vra në 9 tetor në një sulm vetëvrasës me automjet në Halep nga terroristët e DEASH-it.
"Saleh ishte i guximshëm. Ai gjithmonë do të punonte në vijën e parë", tha babai i tij, Mahmoud Laila.
Ai tha se djali i tij e zgjodhi gazetarinë si profesion për t'u bërë zëri i popullit të shtypur.
20 persona tjerë u vranë në sulmin në të cilin humbi jetën edhe gazetari i ri.
Përmes fotografive të tij, Saleh Mahmoud Laila shfaqi konfliktin në Siri dhe ishte në gjendje të tërhiqte vëmendjen e botës.
Puna e tij paraqitej në mediat kryesore në gjithë botën.
Ai ishte lindur në qytezën Anadan në rajonin e Halepit.