Ekip
11 Maj 2019•Përditësim: 12 Maj 2019
Vrasja e gazetares së re në kryeqytetin afgan, Kabul, ka shkaktuar trazira në mesin e komunitetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Brendshme afgane njoftoi se mëngjesin e sotëm, Mina Mangal u qëllua për vdekje nga afërsia nga sulmues të panjohur në Rehman Baba në lindje të Kabulit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme afgane, Nusrat Rahimi tha se policia ka filluar hetimin mbi këtë rast të vrasjes së gazetares.
Pasi punoi si gazetare dhe u paraqit në disa kanale private lajmesh, Mangal aktualisht punonte në Dhomën më të ulët të Parlamentit Wolesi Jirga.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Në një postim të javës së kaluar në media, Mangal tha se ajo ishte kërcënuar me vdekje, por nuk tregoi detaje rreth kërcënime ndaj saj.
Shoqëria civile afgane ka bërë thirrje për hetime të fuqishme në vrasjen e gazetares dhe i bëri thirrje qeverisë që të garantojë siguri për gazetarët.
Në një raport të botuar në muajin prill nga Raporterët pa Kufij (RSF), Afganistani u quajt vendi më vdekjeprurës për gazetarët.
Raporti tha se gjithsej 15 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë në vitin 2018 në një seri të bombardimeve që filluan herët këtë vit, nëntë prej të cilëve u vranë në një ditë.