Mehmet Tosun
19 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ), ka pranuar apelimin e Turqisë në lidhje me ish-bashkëkryetarin e HDP-së, Selahattin Demirtaş, i cili ende ndodhet në burg si i dënuar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, Dhoma e Ulët e GJEDNJ-së që shqyrton rastet në lidhje me Turqinë, më 20 nëntor 2018 pas kërkesës individuale të Demirtaş, vendosi për shkelje.
Gjykata në vendimin në fjalë ka vendosur për shkelje për arsye se "është bërë shkelje e të drejtës së zgjedhjes së lirë sepse paraburgimi i ankuesit ka tejkaluar kohën e arsyeshme" dhe "se është mbajtur në paraburgim për arsye sekrete nga ajo e shfaqur dhe arsye politike".
GJEDNJ gjithashtu theksoi se "qeveria duhet marrë masat e nevojshme për lirimin e menjëhershëm të ankuesit".
Ministria turke e Drejtësisë më 18 shkurt 2019 dërgoi ankesë me kërkesën që "rasti të shqyrtohet nga Dhoma e Lartë e GJEDNJ-së".
Bordi i gjyqtarëve që shqyrtuan apelin e Turqisë, vendosi që rasti në fjalë të shqyrtohet nga Dhoma e Lartë.
Me këtë vendim, sërish do të shqyrtohet rasti, ku do të merren mendimet e aplikuesit dhe qeverisë rreth rastit.
Në një datë që do të përcaktohet nga GJEDNJ, në Strasburg do të mbahet një seancë dhe do të jepet një vendim i ri.
Demirtaş në nëntor të vitit 2016 së bashku me 12 ligjvënës të HDP-së, ishte arrestuar nën akuzat për terrorizëm.