Ömer Aydın
12 Qershor 2017•Përditësim: 12 Qershor 2017
STRAZBURG (AA) - Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) ka adresuar në Komisionin e Gjendjes së Jashtëzakonshme në Turqi për padinë e ngritur nga mësuesi i cili është pezulluar nga detyra e tij, në kuadër të dekretit ligjor me numër 672, raporton Anadolu Agency (AA).
GJEDNJ ka refuzuar kërkesën e mësuesit të shkollës fillore "1071 Malazgirt" në qytetin Erzurum të Turqisë, Gökhan Köksal, i cili më 25 korrik 2016 në kuadër të masave të gjendjes së jashtëzakonshme ishte pezulluar nga detyra. Ai më 1 shtator 2016 me një dekret ligjor me fuqinë e ligjit me nr 672 ishte larguar nga detyra.
Në vendimin e marrë me shumicë votash gjykata duke tërhequr vëmendjen se Köksal nuk ka konsumuar rrugët e brendshme ligjore e ka adresuar atë tek Komisioni i Gjendjes së Jashtëzakonshme i cili është formuar në kuadër të dekretit ligjor në fuqinë e ligjit me numër 685.