Sercan İrkin
28 shtator 2026•Përditësim: 28 shtator 2026
Dy trupa u gjetën sot gjatë operacioneve të kërkimit për pasagjerët e zhdukur nga trageti që u fundos pranë Girnes në Republikën Turke të Qipros Veriore (RTQV) më 30 gusht, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Kryeministria e RTQV-së thuhet se operacionet e kërkimit në shtratin e detit po vazhdojnë rreth 1.000 metra nga rrënojat, në një thellësi prej 570 metrash.
Në deklaratë thuhet se gjatë kërkimeve në shtratin e detit u gjetën trupat e dy personave dhe se kanë nisur testet e ADN-së për përcaktimin e identitetit të tyre.
Familjet e tyre do të njoftohen pasi të jenë në dispozicion rezultatet e ADN-së, thuhet më tej.
"Si shtet, do të vazhdojmë operacionet e kërkimit derisa të gjejmë pasagjerët tanë të zhdukur. Edhe një herë lusim mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe urojmë durim dhe forcë për familjet e të zhdukurve", thuhet në deklaratë.