Hussein Mahmoud Ragab Elkabany,Zeynep Tüfekçi
14 Prill 2018•Përditësim: 15 Prill 2018
KAJRO (AA) - Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sissi, ka vazhduar gjendjen e jashtëzakonshme të vendit edhe për tre muaj të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është hera e katërt që vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend. "Duke marrë parasysh situatën serioze të sigurisë në vend, gjendja e jashtëzakonshme është vazhduar edhe për tre muaj dhe hyn në fuqi në ora një pas mesnate", thuhet në vendimin e presidnetit të Egjiptit.
Gjendja e jashtëzakonshme në vend zgjat tashmë 9 muaj dhe ajo u shpall pas sulmeve me bombë të kryera në prill në Aleksandri dhe Tanta në të cilat jetën humbën 45 persona dhe 125 u plagosën. Përgjegjësinë për sulmet i mori organizata terroriste DEASH.
Ky vendim u votua gjithashtu edhe nga parlamenti i Egjiptit.