Elena Teslova
18 Gusht 2020•Përditësim: 18 Gusht 2020
Një gjeneral i lartë rus është vrarë në Siri si pasojë e shpërthimit të një bombe në buzë të rrugës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pajisja e improvizuar shpërthyese shpërtheu kur një kolonë e trupave ruse, që ishte drejtuar për në bazën ushtarake ruse Hmeimim, kaloi në një rrugë të provincës Deir er-Zor.
Raportohet se personeli mjekësor nuk ishte në gjendje të shpëtojë gjeneralin e lartë rus, i cili u evakuua me urgjencë nga vendi.