Ekip
06 Qershor 2018•Përditësim: 07 Qershor 2018
BERLIN (AA) – Policia ka bërë të ditur se një tren në jugperëndim të Gjermanisë u fut në një tufë delesh, me ç’rast mbyti 45 kafshë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia në Konstanz, në kufi me Zvicrën, njoftoi se asnjë person në tren, ku ishin katër pasagjerë dhe makinisti, nuk janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi sot në ora 4:40.
Ende nuk është e qartë se si një tufë delesh u gjet në binarët e trenit. Treni i transportuesit zviceran SBB qarkullonte në linjën rajonale gjermane nga Singen deri në Engen.