Vesna Besiç
11 Shkurt 2016•Përditësim: 11 Shkurt 2016
KAJRO (AA) – Një tren udhëtarësh ka dalë nga binarët në qytetin Beni Suveyh në Egjipt me ç'rast janë plagosur një numër i madh i pasagjerëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi ka dalë nga binarët, treni është përplasur në një mur prej betoni i cili ka qënë i ndërtuar m'u pranë hekurudhës.
Informacionet flasin se është shkaktuar dëm i konsiderueshëm material, që praktikisht e bën trenin në gjendje të papërdorueshme.
Gjatë aksidentit është lënduar një numër i madh i pasagjerëve, por fatmirësisht nuk raportohet për të vdekur.
Punëtorë të shumtë të hekurudhave po punojnë në pastrimin e mbetjeve të trenit, si dhe në dhënien e ndihmës së parë të pasagjerëve të lënduar.