Ekip
27 Prill 2016•Përditësim: 27 Prill 2016
BERLIN (AA) – Gjermania planifikon të subvencionojë blerjen e automjeteve elektrike në përpjekjet e saj që të ndihmojë auto-industrinë e vet në konkurrencën e tregut botëror në të cilën automjetet ekologjike janë gjithnjë më të popullarizuara, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, tha se nga muaji maj i këtij viti blerësit e automjeteve elektrike do të marrin 4.000 euro, ndërsa blerësit e automjeteve hibride 3.000 euro.
Qeveria për subvencionimin e blerjes së automjeteve elektrike ka ndarë 600 milionë euro si dhe 400 milionë tjera për furnizime publike dhe stacione për mbushjen e baterisë. Ministri i Ekonomisë, Sigmar Gabriel, të mërkurën tha se qëllimi është që deri në vitin 2020 numri i automjeteve elektrike të rritet nga 50 mijë në gjysmë milion.