Amina Zorniç
05 Nëntor 2015•Përditësim: 05 Nëntor 2015
SARAJEVË (AA) - Pesë familje nga Bosnjë e Hercegovina me një fluturim çarter mbrëmë janë deportuar nga Gjermania në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i vogël i të afërmve kishin dalë në aeroport për ti pritur shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës të deportuar nga Gjermania, por askush prej tyre nuk deshi të prononcohet para kamerës për arsyet e deportimit.
Por, në bisedë joformale me gazetarin e AA-së treguan se janë deportuar nga Berlini ku kanë banuar me leje qëndrimi, ndërkohë që kishin punuar dhe shkolluar fëmijët atje.