Cüneyt Karadağ
22 Mars 2017•Përditësim: 23 Mars 2017
BERLIN (AA) - Gjermania edhe pse e njeh si një organizatë terroriste PKK-në, është treguar indiferente ndaj dhunës së militantëve të saj kundër qytetarëve me origjinë turke, raporton Anadolu Agency (AA).
Militantët e PKK-së gjatë vitit të kaluar kanë organizuar plot 42 sulme ndaj bizneseve turke, shoqatave dhe xhamive. Si pasojë e këtyre sulmeve 19 turq mbetën të plagosur. Në këto veprime terroriste janë përdorur armë, armë të ftohta dhe lëndë shpërthyese, ndërsa 26 godina dhe automjete janë dëmtuar.
Policia gjermane e cila nuk ka hapur ndonjë proces të prekshëm hetimor, ndaj rasteve në fjalë ka hapur 38 dosje hetimore shumica e të cilave janë mbyllur pa u finalizuar. Shumica na 39 militantët e arrestuar janë liruar dhe vetëm për 5 anëtarë është vendosur arrest me burg.

Sulmet ndaj shoqatave të xhamive
Militantët e PKK-së qëlluan me armë zjarri në afërsi të xhamisë së Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë në Helibronn, ndërsa më 9 dhjetor 2016 hodhën materiale djegëse në xhaminë e Kryesisë së Çështjeve Fetare në Oldengburg.
Militantët e organizatës terroriste sulmuan më 17 nëntor 2016 Ulu Xhaminë në Stade. Ndërsa shkruajtën simbole të PKK-së në muret e saj.
Në Gjermani janë sulmuar 8 xhami apo xhami shoqatash nga militantët e PKK-së.
Digjen zyrat e degëve të UETD-së
Një nga shënjestrat më të drejtpërdrejta të PKK-së në Gjermani kanë qenë edhe degët e Unionit të Turqve Demokratikë të Evropës (UETD).
Militantët e PKK-së sulmuan më 22 mars zyrën e degës Dinslaken të UETD, degën e Grevenbroich më 26 mars dhe më 29 mars degën e UETD në Hamburg. Sulmet e tyre kanë qenë kryesisht me lëndë djegëse dhe plasëse.
Të tjera sulme të PKK-së ndaj UETD në Gjermani kanë ndodhur në Münih, Leverkusen dhe Essen.
Ndërsa gjatë demostratave të rrugës, militantët e PKK-së sulmuan qytetarët turq në Kiel, Lübeck, Köln dhe Hamburg. Si pasojë e këtyre sulmeve 19 qytetarë me origjinë turke kanë mbetur të plagosur. Ndërsa militantët e PKK-së kanë sulmuar bizneset e qytetarëve me origjinë turke duke i dëmtuar ato.
Aktivitetet e PKK-së në Gjermani
Aktiviteti i PKK-së në Gjermani është ndaluar në vitin 1993. Por kjo organizate ende në ditët e sotme vazhdon aktivitetin e saj përmes organizatave të ndryshme jofitimprurëse, me anë të të cilave mbledh para me anë të forcës si dhe siguron elementë për PKK-në.
Sipas raportit të fundit të Shërbimeve Informative të Gjermanisë, PKK ka më shumë se 14 mijë anëtarë në Gjermani. Ndërsa aktivitetet terroriste të tyre dhe propaganda në rrjetet sociale ende vazhdon pa ndërprerje në Gjermani.
PKK, krahas qendrës së logjistikës përdor Gjermaninë si qendër të burimeve financiare.
Këtë gjë e pohon edhe Institucioni i Shërbimeve Informative të Gjermanisë, ku sipas një raporti, vetëm gjatë vitit 2015, PKK ka arritur të mbledhë më shumë se 13 milionë euro në Gjermani.
Ndërsa monitorues të ndryshëm thonë se PKK, krahas mbledhjes së parave me anë të presionit në Gjermani, mbledh financa edhe përmes rrugëve jo zyrtare, drogës dhe shumë burimeve të tjera financiare.