Ayhan Şimşek
11 Mars 2017•Përditësim: 12 Mars 2017
BERLIN (AA) – Qeveria e Gjermanisë ka ndaluar shfaqjen publike të imazheve me figurën e Abdullah Oxhallanit (Abdullah Öcalan), kreut të burgosur të organizatës terroriste PKK, një vendim i marrë në vazhdën e thirrjeve të shtetit turk që ky vend të ashpërsojë masat kundër propagandës terroriste, raporton Anadolun Agency (AA).
Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, deklaroi për AA se në bazë të një hetimi për aktivitetet propagandistike të PKK-së, ministri ka përditësuar listën e simboleve të ndaluara të grupit, përfshirë edhe figurën e Oxhallanit.