Vesna Besiç
11 Mars 2017•Përditësim: 11 Mars 2017
KUALA LUMPUR (AA) – Ka filluar Festivali i 9-të Ndërkombëtar i Balonave me gaz në Kuala Lumpur të Malajzisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Festivali në të cilin këtë vit marrin pjesë 18 balona prej 11 vendeve zgjat prej 10-12 mars.
Balonat e formave të ndryshme nga viti në vit tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë dhe pjesëmarrës.
Festivalin tashmë prej nëntë vitesh e vizitojnë turistë nga pjesë të ndryshme të botës të cilët përveç festivalit, shfrytëzojnë rastin të vizitojnë Kuala Lumpurin.